Skip to content

Tmerrit po i vjen fundi? Në 12 orë 14 tërmete me magnitudë mbi 2

Duket se pllakat tektonike kanë zënë vend dhe nuk parashikohen të ketë të tjera lëkundje të fuqishme.

Ulja e dukshme e tërmeteve si në numër, por edhe në intensitet është një shenjë e mirë.

Prej orës 00:00 të së premtes, kur është ndjerë edhe një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 4.5, në vendin tonë janë ndjerë plot 14 lëkundje me magnitudë mbi 2. Prej të cilëve vetëm 7 me magnitudë mbi 3.

Ndërkohë që vlen të kujtojmë që vetëm 60 orë pas tërmetit të orës 03:54 të mëngjesit të së martës janë ndjerë 850 pasgoditje.

o.j/dita