Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish, pasi kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar, ku kanë bërë thirrje që pronat e tyre të certifikohen sipas çmimit të tregut.

Në një deklaratë për mediat, një prej banorëve tha se presin zbatimin e ligjit nëse ky projekt do zbatohet dhe të vlerësojnë pronën, pasi fshati i tyre izolohet totalisht.

Sakaq theksoi se nuk do të tërhiqen derisa të marrin zgjidhje kërkesat e tyre.

“Presim zbatimin e ligjit, nga kryeministrit, ARSH pasi një projekt madhor si ky kush e bëri? Të gjithë drejtoritë përkatëse, flenë gjumë nga 8 muaj. Të nxjerrin vlerën e pronave dhe banesave sipas tregut, nuk dimë se çfarë do bëjmë. Nga ministrja e Bujqësisë që nuk flet sesa toka po shkatërrohen, ajo bën sehir. Si merret prona. Ti thirrin mendjes dhe të bëjnë vlerësimin e pronës, ne nuk mund të jetojmë në këtë formë. Punimet kanë arritur deri këtu vetëm duke bërë marrëveshje individuale, çdo njeri e ka me pronën, ne nuk e ndalojmë dot. Po të ishte shteti që zbatonte ligjin, do ishte mbaruar si punë. Publikimi i kësaj leje kuptohet se ka hile, shfrytëzojnë kohën e fushatës. Jemi në pikën zero, ky kryqëzim do dalë jashtë funksionit, fshati izolohet totalisht.

Nëse nuk certifikohen pronat çfarë do bëni?

Do protestojmë deri sa të marrim zgjedhje, çdo pronë duhet të certifikohet sipas ligjit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re