Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev është fitues i zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në vend, me 81.31 për qind të votave.

Dje në Kazakistan u mbajtën zgjedhjet e shtata presidenciale, në të cilat garuan gjashtë kandidatë.

Në zgjedhje dolën 69.43 për qind ose më shumë se 12 milionë votues të regjistruar për të zgjedhur kreun e shtetit për një mandat shtatëvjeçar.

Sipas rezultateve paraprake të shpallura mëngjesin e sotëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, presidenti aktual Tokayev arriti një fitore bindëse duke fituar 6.45 milionë vota ose 81.31 për qind.

Në mesin e kandidatëve të tjerë, Jiguli Dayrabeyav fitoi 3,42 për qind (271.641 vota), Karakat Abden 2,6 për qind (206.206 vota), Meiram Kajiken 2,53 për qind (200.907), Nurlan Auesbayev 2,22 për qind (176.000 vota) dhe Sultanat Turisbekov 2,12 për qind (168.731 vota).

Risia e këtyre zgjedhjeve në Kazakistan ishte se votuesit mund të rrethonin opsionin “Kundër të gjithë kandidatëve”, gjë të cilën e rrethuan 5.8 për qind ose 460.484 votues.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re