Autoritetet e kryeqytetit japonez Tokio po prezantojnë një sërë masash të reja nxitëse për të luftuar shkallën e ulët të lindjeve, e cila është më e ulëta në të gjitha 47 provincat japoneze, dhe masa e fundit është futja e kujdesit falas për fëmijën e dytw dhe çdo fëmijë të mëvonshëm.

Zyra e guvernatorit të Tokios njoftoi se shërbimet e kujdesit ndaj fëmijëve në kopshte dhe institucione të tjera do të jenë falas për fëmijën e dytë dhe çdo pasues në familje nga tetori 2023.

Në njoftim thuhet se parashikohet që këtë masë ta përdorin rreth 50 mijë fëmijë.

Për këtë qeveria do të japë 85 milionë dollarë në buxhet.

“Nuk ka kohë për të humbur. Duke filluar nga Tokio, ne do të zbatojmë me vendosmëri masa të guximshme për të ndaluar rënien e nivelit të lindjeve,” tha Guvernatori i Tokios, Koike Yuriko.

Javën e kaluar, autoritetet e Tokios njoftuan gjithashtu ndihmë financiare për prindërit që kanë një fëmijë të dytë ose çdo fëmijë të mëpasshëm.

Japonia ka një reputacion si një komb i plakur. Sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 125 milionë banorë të atij vendi, 19.3 milionë janë mbi 75 vjeç, ndërsa numri mbi 65 vjeç i kalonte 36.2 milionë. Kjo e bën Japoninë kombin më të plakur në botë, përpara Italisë dhe Finlandës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re