Zëvendëskryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, ka reaguar në lidhje me situatën e zjárreve në vend. Braçe shprehet se zjárret janë të qëllimshme dhe si të tillë përbëjnë një krím ndaj shtetit. Gjithashtu zëvendës-kryeministri shprehet se në hapësirat e pyjeve të djègura në bregdet nuk do të ngrihen pallate por do të mbillen sërish pemë.
Postimi i plotë: ZJÁRRI I QELLIMSHEM NUK ESHTE SFIDE ME QEVERINE! AS LOJE LÙFTASH ME TE!
ESHTE KRÍM!
Dua te ndaj me ju disa shifra nga raportimi i Agjencise se Emergjencave Civile referuar gjendjes se zjárreve dje deri sot ne oren 9.00; Jane shuar plotesisht 15 vatra zjárri. Jane djègur 50 hektare shkurre e kullote. Ne kete siperfaqe ku zjárri eshte shuar, eshte konfirmuar ne vend 1.5 ha pyll i djègur.
Jane aktive tani 6 vatra zjárri, me shkurre e kullote dhe, 4 ne pyje. Te gjithe zjárret jane ne kullota publike, kullota te menaxhuara permes kontratave nga private, pyje bashkiake. Dua te bej me dije se, Sherbimi i Mbrojtjes nga Zjárri prej tre vitesh eshte funksion i plote i bashkive ne te gjithe vendin. Ne pjesen me te madhe te bashkive eshte nje sherbim i ri, po themelohet, organizohet e paiset ne pune e siper;
Ashtu sic sherbimi i emergjencave po riorganizohet ne perputhje me ligjin si pergjegjesi edhe e bashkive;
DUHET SHUME PUNE E ANGAZHIM, BURIME FINANCIARE DHE NJEREZ TE KUALIFIKUAR, ME SHUME KOMUNIKIM PER TE BERE KETE PUNE JETIKE!
Tani, sic e shihni nga numrat, vatrat me te shumta te zjárrit jane ne kullota e shkurre; Zjárrefikesit ne terren thone se jane te gjitha te qellimshme, ose per te rigjeneruar kulloten, ose per inat te tjetrit qe ka nje kontrate.
E kuptoni per sa pak behet gjema? Atehere, te gjitha agjencite, kane marre detyren te hetojne cdo rast, te kallezojne, te arrestojme, te prishin kontratat me zjárrevenesit; TOLERANCA ME TA MBARON NJEHERE E MIRE!
Ne pyje eshte tjeter histori; Niveli i krímit ketu eshte pak me lart dhe i udhehequr nga interesa biznesi. Zjárri ne Godull-Seman duhet te hetohet si krím i rende pas dyshimeve se duan territor te lire per te golemizuar; ATEHERE PO UA THEM SOT, MBI CDO METER KATROR PYLL TE DJÈGUR ATJE E KUDO NE BREGDET, DO RIMBILLEN PEME, KURRE PALLATE!
Do perndiqen tani ligjerisht pergjegjesit dhe kurre sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djègur. Ne fund, dua te falenderoj qindra burra qe po lùftojne me zjárret ende, te zjárrefikesve, te sherbimit pyjor, te ushtrise;
DUA TE FALENDEROJ EDHE VULLNETARET E ANGAZHUAR ME TA! PYJET E KULLOTAT JANE TONAT, TE TE GJITHEVE!
/faxweb