Teksa procesi i numërimit të votave preferenciale është pothuajse drejt përfundimit, Faxëeb.al sjell një renditje të kryetarëve të partive të vogëla sipas numrit të votave që kanë siguruar.
Nga partitë e vogëla, më i votuari është ish-Kreu i PSD-së, Tom Doshi me 9620 vota i ndjekur nga Myslim Murrizi me 722 vota.
Pano Soko ia ka dalë të mbledhë më shumë vota se vetë kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani. Soko mori 1353 vota, ndërsa Shabani vetëm 104 vota.
Për sa i përket listës së aleatëve të Lulzim Bashës, më i votuari është Shpëtim Idrizi, i cili ka marrë 6706 vota i ndjekur nga Fatmir Mediu me 6040 vota.
Partite e vogela:
Tom Doshi – 9620
Myslim Murrizi 722
Astrit Patozi 715
Jozefina Topalli 706
Endri Shabani 104
Adriatik Alimadhi 64
Kujtim Gjuzi 3
Aleatët:
Shpëtim Idrizi 6706
Fatmir Mediu 6040
Dashamir Shahi 49021
Agron Duka 4292
Mesila Dode 2038
Vangjel Dule 716
Nard Ndoka 228
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
