Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin të padëshirueshëm deputetin Tom Doshi. Vendimi është firmosur nga sekretari i shtetit, bazuar në informacionet e besueshme për përfshirjen e Doshit në korrupsion domethënës.
Departamenti amerikan i shtetit i ka mohuar të drejtën për të hyrë në SHBA deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Ky vendim vjen në zbatim të nenit 7031, i cili parashikon këtë masë në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Këta individë dhe anëtarët e tyre të afërt të familjes nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Bashke me Doshin, e padëshirueshme ne SHBA është shpallur edhe e gjithë familja e tij.
Ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit të veprojë publikisht ose privatisht për zyrtarë të tillë dhe anëtarët e familjes së tyre. Departamenti po ashtu publikisht përjashton bashkëshorten e zotit Doshi, Xhovana Doshi, vajzën e tij të rritur, Briana Doshi, djalin e tij të rritur, James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur.
Ky është rasti i dyte qe SHBA shpall “Non grata” një zyrtar te nivelit më të larte në Shqipëri. Pak kohë më parë, sekretari i shtetit Rex Tillerson firmosi shpalljen si i padëshiruar për ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla. Argumenti ishte i njëjtë: përfshirja e tij në afera domethënëse korrupsioni.



