Zhgënjimi te kombëtarja shqiptare e futbollit ishte i dukshëm mbrëmjen e djeshme pas humbjes me Turqinë 1-0 në fund.

Trajneri Edi Reja u shpreh se ndeshja ishte shumë e mirë me përjashtim të gabimit që i ndëshkoi duke i thënë lamtumirë edhe Europianit.

Thomas Strakosha ishte ai qe gaboi në minutën e fundit, duke “u dhuruar” golin e fitores turqve, teksa pas ndeshjes i shfaq mjaft i mërzitur.

“Ekipi luajti shumë mirë dhe kishte nevojë për mua në fund, por nuk i ndihmova. Më vjen shumë keq, por shpresoj që t’i ndihmoj në takimin e radhës. Të gjithë erdhën dhe më folën mirë, pasi jemi skuadër dhe nuk duhet të individualizojmë gabimet.

Megjithatë unë tani jam 24 vjeç dhe kam eksperiencë, ndaj nuk duhet ta bëja atë gabim. Çfarë ju ka thënë (babai) Foto Strakosha? Kam folur në telefon dhe normal që edhe ai e ka parë që gabova, por nuk kemi çfarë të bëjmë tani. Më vjen keq”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re