Avokati Tom Gashi ka folur lidhur me zhvillimete fundit politike dhe gjeopolitike në rajonin e Ballkanit me veprimet e fundit të lajmëruara për t’u ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ditën e djeshme u publikua lajmi për shpalljen non-grata të 2 vëllezërve në veri të Kosovës të cilët merreshin me aktivitete kriminale dhe sipas informacioneve ishin të përfshirë edhe në bashkëpunime me politikanë të korruptuar.

Lidhur me këtë çështje, Gashi tha se politikanët e korruptuar ishin pjesë e Listës Serbe dhe kjo e fundit edhe pse ishte në koalicion me qeverinë, sërish nuk do kishte asnjë ndikim nëse politikanë të saj shpalleshin non-grata sepse Kurti me partinë e tij ka më shumë se 50% të vendeve në parlament.

Më tej, Gashi u shpreh edhe lidhur me shpalljen non-grata të ish kryeministrit, Sali Berisha për të cilin tha se duhet të hetohej nga SPAK dhe se DASH po e injoronte duke e treguar këtë gjë edhe në vizitën e fundit të Gabriel Escobar në Tiranë i cili nuk takoi liderin historik të PD.

Avokati Tom Gashi në një lidhje Skype për studion e Fax News:

Reagimet e tyre janë thuajse të njëjta aksionet e SHBA-ve për ngrirjen e aseteve të këtyre grupeve kriminale. Këta janë të shpallur non-grata siç ndodhi më herët edhe me Sali Berishën.

Nuk besojmë se punët e hetuesisë duhet të kryhen nga amerikanët por besoj se me informata të ndërsjellta mund të arrihet një bashkëpunim i frytshëm.

Ata kanë pasur lidhje me zyrtarë politikë por jo me ata të qeverisë Kurti një apo 2, qeveri që deri më tani është më e qëndrueshmja që prej vitit 1999. Është e detyrushme që ne të kemi në parlamentin tonë edhe zyrtarë të pakicës serbe. Mirëpo kjo listë është e dirigjuar nga presidenti Vuçiç dhe vetëm sa marrin rrogat nga shteti i Kosovës.

Mirëpo qeveria Kurti ka pjesën më të madhe të vendeve në parlament dhe nëse këta të fundit dalin nga koalicioni nuk ka asnjë lloj ndikimi të mëtejshëm. Mendoj se qeveria Kurti i ka mirëpritur këto veprime të ndërmarra nga SHBA, por mund të themi se qeveria do jetë e qëndrueshme. Kanë qarkulluar gjithandej deklaratat e Vuçiç i cili e mbronte këtë grup kriminal duke folur pothuajse në emrin e tyre.
Vizita e Gabriel Ecsobar është një sinjal shumë i mirë dhe një lajm shumë i mirë për shqiptarët, tregon se SHBA-të janë me Shqipërinë dhe Kosovën. Nëse flasim për Shqipërinë, sinjale më të mira se kaq nuk mund të dërgohen.

Nuk jam surprizuar nga fakti që Escobar nuk u takua me Berishën, do ndodhte vetëm nëse do kishte problem psikike. Nëse Berisha do merrte një mandate në krye të PD do ishte edhe fundi i kësaj partie. Nuk di se çfarë kërkon Berisha kur u shpall non-grata së bashku me familjen e tij. Mendoj se që në momentin që ai u shpall non-grata nuk do ketë më deklaratë për të nga DASH. Ata thjesht do e injorojnë, nuk kanë më punë me të.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re