Eugenia Tomini, shefe e Shërbimit të Gjurmimit të Epidemive e ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus tha se javët në vijim do të jenë vendimtare sa I takon përhapjes së COVID-19 në Shqipëri. Tomini tha se masat e ndërmarra nga strukturat shteterore si mundësi për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit kanë qënë koherente me atë që ndodhte në europë dhe botë.

 

 

Aktualisht jemi në javën e dytë të rasteve të paraqitura në Shqiperi. Duke llogaritur edhe periudhen e inkubacionit pra ato 14 dite qe pasojne nga kontaktet e pacienteve te pare por edhe nga eksperienca në vendet e tjera , ne presim që javët në vijim ti kemi vendimtare per Shqiperine.

 

 

Tomini pranoi se pas pandemisë së 2009 me gripin e derrit H1N1, ky rast tregoi se bota nuk kishte marrë masat e duhura për ti paraprire emergjencave të mëdha të kësaj natyre.

 

 

Kjo pandemi tregoi se bota është e papërgatiture para emegjencave të tilla shendetësore.Megjithatë kjo është një luftë e përbashket, e të gjithë strukturave shteterore

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re