Kandidati i PD për deputet në qarkun e Elbasan, Tomor Alizoti ka zhvilluar një takim me ish të përndjekurit në këtë zonë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se ky ishte një takim që hapi plagë të përbashkëta, plagë, që sipas tij ‘kanë lënë dhimbje të pashlyeshme në gjirin e familjeve tona’.
Sipas Alizotit, drejtësia nuk është vendosur ende dhe se padrejtësia vazhdon të mbajë peng breza të tërë, që ende vuajnë pasojat e regjimit komunist.
Partia Demokratike- thotë ai- angazhohet të rikthejë dinjitetin dhe ‘të shërojë sadopak plagët e thella që la pas ai regjim i tmerrshëm, pasardhësit e të cilit vijojnë të na qeverisin edhe sot’.
Postimi i Tomor Alizotit
Një takim që hapi plagë të përbashkëta, plagë që kanë lënë dhimbje të pashlyeshme në gjirin e familjeve tona.
Drejtësia nuk është vendosur ende! Padrejtësia vazhdon të mbajë peng breza të tërë, që ende vuajnë pasojat e regjimit komunist dhe traumave që ai i shkaktoi shoqërisë sonë.
Partia Demokratike angazhohet të rikthejë dinjitetin dhe të shërojë sadopak plagët e thella që la pas ai regjim i tmerrshëm, pasardhësit e të cilit vijojnë të na qeverisin edhe sot.
Kjo dhimbje duhet të marrë fund! Ne meritojmë dinjitet! Ne meritojmë drejtësi!
Njerëzit e ndershëm meritojnë drejtësi!
Më 11 maj meritojmë ndryshimin!✌️💙