Nëse Kategoria Superioren e hapi siparin për këtë vit 2018 ditën e premte për Kategorinë e Parë do të jetë dita e nesërme. Tomori këtë vit do e nis në Berat ku do të luaj ndaj Turbinës.

Në pjesën e parë të sezonit Tomori ka grumbulluar 20 pikë në 12 ndeshje dhe objektivin e saj primar ka sigurimin sa më shpejt pesëshen e parë. Ndërkohë në vazhdim të sezonit do të synohen tre vendet e para. Ndërsa Turbina në krahun tjetër është një ndër skuadrat e grupit që rrezikojnë rënien nga kategoria.

Tomori ka vazhduar përgatitjen deri në ditën e  sotme dhe nesër në orën 14:00 do të bëhet nisja zyrtare e vitit 2018 në fushë. Në gjashtë javët e mbetura të fazës së dytë tre ndeshje në shtëpi dhe tre në transfertë japin besim se Tomori nuk do ta ketë të vështirë sigurimin e pesëshes së parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re