Në Berat ashtu si në çdo bashki vetëm pak ditë nga mbyllja e këtij viti është miratuar buxheti i vitit 2018 i miratuar me 100% të votive. Pjesë e këtij buxheti ishte edhe ai për sportin ku edhe këtë vit ishte futbolli që mori pjesën e luanit.
Burime nga sportal.al mësojnë se në buxhetin e këtij viti për ekipin e futbollit Tomori është lëshuar një fond prej 270 milionë lekësh(të vjetra). Ndërkohë që viti i shkuar kishte një buxhet me 330 milionë lekësh. Në pamje të parë duket sikur është një buxhet në zbritje por në fakt është krejt e kundërta. Kjo pasi vitin e shkuar rreth 100 milionë lek shkuan për pagimin e faturave të prapambetura të energjisë elektrike. Ndërkohë pas shumë vitesh për herë të parë klub i futbollit gati i ka zeruar borxhet e prapambetura nga presidenca e shkuar.
Është pikërisht kjo një nga arsyet që në buxhetin e këtij viti është përcaktuar që FK Tomori është në shitje dhe në pritje të investitorëve seriozë që mund të marrin në dorë drejtimin e klubit. Klubi është në shtije është një slogan i përdorur  rëndom vite me radhë në Berat por duket se këtë vit e gjitha është e përcaktuar edhe në buxhetin e Bashkisë Berat aktualisht aksionerja e vetme e klubit.
Por duket se në Berat do të vazhdoj edhe rikonstruksioni i plotë i stadiumit që pasi përfundoj fushën tashmë me një tapet jonatyral por edhe fasadën dhe ambientet e brendshme të tij gjatë vitit tjetër do të ketë një tjetër ndërhyrje. Stadiumi “Tomori” është një stadium olimpik dhe ndërhyrja e ardhshmë do të jetë shtrimi i shtresës së tartanit, i cili mund ta kthej këtë stadium në një të përshtatshëm edhe për gara të ndryshme atletike.
Ndërkohë pjesë e buxhetit edhe pse jashtë futbollit do të jetë edhe rindërtimi i palestrës së re të gjimnastikës, një sport që në Berat është kthyer në traditë dhe fitues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re