Skip to content

Tomori afron edhe një boshnjak për mbrojtjen

Tomori ka bërë një tjetër afrim gjatë ditës së sotme dhe sërish në mbrojtje duke kompletuar kështu këtë repart për sezonin e ri. Sot në Berat është prezantuar si afrimi më i ri për Tomorin boshnjakun Armin Mujkiç.

Mujkiç është një qendërmbrojtës 24 vjeçar që mund të përdoret edhe në krahun e majtë. Karrierën e tij e ka kaluar në Bosnje me skuadra, si: Mladost Kakanj dhe Visoko por edhe një eksperiencë në  Suedi tek skuadra e Nybro.

Futbollisti është nisur menjëherë drejt Sarandës për tu bashkuar me skuadrën ashtu, si Beci. Ndërkohë dje Tomori ka luajtur një miqësore me skuadrën  e Butrintit, të cilën e ka fituar falë një goli të Kingsli Ogbondike. Tekniku Arbëri ka hedhur në fushë gjithë futbollistët që ka në dispozicion.

Ndërkohë që priten edhe dy afrime tek Tomori në portë dhe në sulm për ta kompletuar skuadrën./Berati.TV