Tomori vazhdon me lëvizjet në merkato dhe sot ka bërë edhe afrimin e radhës. Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Guinea, Olivier Dore. Mbrojtësi në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e skuadrës së Besëlidhjes ne grupin A të Kategorisë së Parë.

Në pjesën e parë të sezonit në Lezhë ai ka luajtur vetëm në dy takime dhe 100 minuta dhe në Berat pritet të jetë një alternativë me tepër në mbrojtjen e Tomorit. Dore bëhet afrikani i tretë për Tomorin në këtë sezon bashkë me nigerianët Frajdej dhe Ogbodike.

Njoftimi është dhënë në facebook nga klubi beratas duke treguan arritjen e marrëveshjes deri në fundin e sezonit. Ky është afrimi i dytë për Tomorin pas zyrtarizimit të rikthimit të sulmuesit, Galica./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re