Ndeshja mes Bylis dhe Tomorit nuk është mbyllur tek ai 90 minutësh apo tek goli Granados në të 85’ minutë. Vetëm pak pas ndeshjes, klubi Tomori ka bërë një reagim zyrtar në për mediat në faqen e saj në facebook.

Aty ata akuzojnë lojën e ashpër të treguar nga futbollistët e skuadrës ballshiote dhe më shumë se futboll kanë treguar boks dhe arte marciale. Kjo është parë nga stafi dhe futbollistët ballshiot për të marrë fitore.

Madje sipas këtj njoftimi kjo dhunë është vazhduar edhe në shkallët e stadiumit pasi ka mbetur i dëmtuar prej saj edhe shoferi i autobuzit të klubit. Ndërkohë është bërë edhe kallëzim në polici për këtë rast. Ndërkohë loja e rëndë e ballshiotëve por edhe arbitrimi jo i drejtë i ndeshjes sidomos në 20 minutëshin e fundit është akuzuar edhe nga një tjetër faqe e tifozëve të Tomorit në facebook./Berati.TV

 

Më poshtë keni edhe njoftimin e bërë nga FK Tomori:

Deklaratë për Media

Jemi të çuditur dhe të indinjuar nga ajo që ndodhi në Ballsh. Kurrësesi nuk mund të quash një ndeshje futbolli, kur në brendësi të saj ka dhunë fizike dhe psikologjike, apo kur gjyqtari ndikohet nga presionet e vendasve. Në Shqipërinë tonë ekziston akoma fakti i rëndomtë, që po nuk arrite dot të krijosh epërsi në fushën e lojës, medoemos do kalosh në variantin e dytë që janë shkelmat ose grushtet. E megjithatë, skuadra jonë ka ruajtur qetësinë në çdo padrejtësi. Nuk ka mjaftuar vetëm kjo, por dhuna ka “shkelur” edhe në shkallët e stadiumit ndaj antarëve tanë e tifozëve që gjendeshin për të na përkrahur. Është dhunuar në mënyrë barbare shoferi i autobusit tonë Jorgaq Morava, të cilin e kemi dërguar në spital dhe më pas kemi bërë denoncimin pranë Drejtorisë së Policisë në qytetin e Ballshit. Nuk e kuptojmë aspak këtë mënyrë për të marrë fitoren. Ju nuk e meritoni atë në të vërtetë!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re