Tomori ditën e djeshme lajmëroj anullimin e miqësores së planifikuar për tu luajtur në Patos përballë Albpetrolit. Kjo do të ishte si një miqësore kthimi pas asaj të luajtur mesjavën e shkuar në Berat. Por reshjet e shiut të ditëve të fundit e kishin rënduar terrenin e stadiumit “Alush Noga” duke detyruar klubet për ta anulluar këtë takim.
Kështu kjo përballë Albpetrolit u bë miqësorja e dytë e anulluar në periudhën e janarit pas asaj të anulluar përballë Teutës e planifikuar të luhej në Berat, javën e parë të përgatitjeve.
Por një miqësore anullohet një tjetër planifikohet dhe kështu Tomori nesër do të luaj në Berat një miqësore përballë skuadrës së Luzit. Skuadra e vogël kavajase do të jetë mik në Berat dhe Tomori do të luaj miqësoren e tretë gjatë janarit pas atyre me Albpetrolin dhe Korabin.
Ndërkohë pavarsisht anullimit të miqësores dhe reshjeve të shiut skuadra e Tomorit ka vijuar përgatitjet intensive në fushën e stadiumit dhe në palestër pasi ekipi duhet të jetë gati në prag të nisjes së pjesës së dytë të sezonit./Berati.TV




