Tomori arrin fitoren  e parë në këto miqësore dimërore duke fituar sot përballë Luzit 2008 me golin e shënuar nga kapiteni Paja. Ndeshja ka qënë e luftuar nga të dy skuadra duke dhuruar një ndeshje interesante, të hapur dhe me mundësi shënimi në të dy portat. Dule sot nuk kishte në fushë nigerianët Frajdej dhe Ogbodike, boshnjakun Mujkiç dhe shkodranin Galica për arsye të ndryshme duke provuar në majën e sulmit Aldo Dervishin. Ndërsa Mersini i rikthyer nga dëmtimi ka luajtur vetëm 10 minuta duke pësuar një tjetër dëmtim dhe tashmë pritet të shihet sa do të mungoj.

Ndeshja nis Tomorin më kërkues dhe momenti i parë i rrezikshëm krijohet nga Dervishi që godet me kokë pas krosimit të Drabos. Me kundrasulm miqtë përgjigjen menjëherë me goditjen e Bahollit që neutralizohet nga Kaloshi. Sërish Drabo pas një inkursioni nga e majta fut një top në zonë por Dyca gabon në gjuajtje. Përgjigja e kavajasve të vegjël vjen me Gjokën që godet shtyllën në pozicion të prirët pas asistit të Mziut. Për disa minuta ndeshja e humb ritmin dhe luhet në mesin e fushës por janë pikërisht miqtë që ‘’zgjojnë’’ ndeshjen. Një goditje e fortë nga distance e Braçit dërgohet në goditje këndi nga Kaloshi dhe pikërisht gjatë kësaj goditjeje është Gjoka që realizon porn ë pozicion të parregullt sipas gjyqtarit dhe goli është i anulluar. Nuk do të vonoj shumë goli i vertetë i ndeshjes në minutën e 39’ është kapiteni Paja që shënon në dy kohë pas vertikalizimit të Dervishit.

Pjesa e dytë duket më apatike dhe ndërrimet e bëra ia ulin disi ritmin ndeshjes por sërish Tomori është më tepër në kontrollin e lojës. Fillimisht është Sharavolli që godet ngjitur me shtyllën pas vertikalizimit të Kolecit. Më vonë është vet mesfushori Koleci që provon nga distance pa saktësinë e duhur. Ndërsa për miqtë rreziku kryesor mbetet Gjoka që ka bërë një paraqitje shuë të mirë dhe në pjesën e dytë godet edhe një herë shtyllën pas krosimit të Bahollit por porta e Tomorit mbrojtur nga Braçe mbetet e paprekur. I riu Lirëza i future gjatë pjesës së dytë ka një mundësi të mirë pas krosimit të Pajës por nuk konkretizon si duhet aksionin. Në fund ka kohë edhe për një aksion të të rinjve beratas Kumani – Qengji – Lirëza por me sulmuesin që edhe një herë nuk tregohet i saktë para portës.

Me fat skuadrat pasi reshjet e shiut kishin mbizotëruar ditën në Berat por kanë munguar gjatë ndeshjes dhe pikërisht në mbylljen e takimit rinisën. Kështu Tomori mbyll edhe javën e parafundit të përgatitjes para ndeshjes së parë zyrtare përballë Turbinës.

Tomori 1-0 Luzi 2008

Shënues: Paja 39’

Tomori: Kaloshi, Shaqe, Beci, Dore, Paja, Gjonaj, Koleci, Dyca, Sharavolli, Drabo, Dervishi. Tr. S. Dule(u aktivizuan: Braçe, Mersini, Kumani, Hoxha, Mahmutaj, Lirëza, Hadaj, Xherimeja, Qengji)

Luzi 2008: Bushi, Leçini, Hasa, Xhakolli, Toli, Baholli, Zhava, Mziu, Gjoka, Barçi, Tavani. Tr. L. Pashaj(u aktivizuan: Sula, Masha, Thaçi, Hasaj, Sulaj, Çallkoj, Asllani)

Kartonë të verdhë:  Dore/ Hasa, Asllani

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re