Tomori sot ka patur ditën më aktive në merkato duke bërë plot pesë lëvizje,nga të cilat  tre në hyrje dhe dy në dalje. Kështu janë larguar përfundimisht nga Tomori dy futbollistët nigerian Brajt Frajdej dhe Kingsli Ogbodike. Dy futbollistët erdhën në verë në Berat, si futbollist të huazuar nga Egnatia edhe pse fillimi dukej premtues në vazhdim angazhimi i të dy futbollistëve la shumë për të dëshiruar.

Madje klubi po shikonte mundësinë për ti larguar por kjo njëkohësisht pasi të gjenin edhe alternativat e duhura për ti zëvendësuar. Kështu pas afrimeve të sotme të dy futbollistët janë larguar nga Berati për t’iu bashkuar ish trajnerit të Tomorit, Bledar Devolli në Krujë të Kastrioti.

Ndërkohë sot në Berat janë zyrtarizuar edhe tre afrimet e reja që e çojnë në pesë numrin e blerjeve për Tomorin. Klubi ka zyrtarizuar njëri pas tjetrit në faqen zyrtare Dukën, Kacolin dhe Hoxhën.

Mesfsushori me eksperiencë Mirel Duka, i cili ka luajtur në karrierë me Besën, Shkumbinin, Luftëtarin dhe Erzenin tani do të vazhdoj në Berat për pjesën e dytë të sezonit.

Një afrim me rëndësi do të jetë në sulm lezhjani Kevin Kacoli që bashkë me Galicën pritet të mbaj edhe peshën e sulmit. Kacoli ka provuar në të shkuarën edhe të luaj për Tiranën ndërsa së fundmi ai kishte edhe një eksperiencë në futbollin grek, tek skuadra e APO Keratsini.

Afrimi i fundit i zyrtarizuar është ai i një tjetër futbollisti kavajas, mbrojtësit Gëzim Hoxha, i cili fazën e parë ishte pjesë e Burrelit. Futbollisti stërvitej prej rreth dy javësh në Berat dhe pritej vetëm zyrtarizimi që erdhi sot. Hoxha ka qënë edhe pjesë e takimeve miqësore të luajtura nga Tomori gjatë janarit. Kështu për Hoxhën bëhet fjalë për një rikthim dhe Tomori deri më tani numëron pesë afrime në këtë periudhë merkatoje./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re