Skip to content

Tomori blindon mbrojtjen me një shkodran

Tomori edhe pse në periudhën e fazës përgatitore po vazhdon edhe merkaton dhe sot ka mbyllur marrëveshjen me qendërmbrojtësin shkodran Ditmir Beci. Futbollisti që më herët ka luajtur për Vllazninë dhe Tërbunin madje edhe në Kategorinë Superiore pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për Tomorin.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit ku është qartësuar që futbollisti ka nënshkruar një marrëveshje 1 vjeçare dhe pritet të kontriboj në arritjen e Kategorisë Superiore.

Skuadra beratase ishte në kërkim të një qendërmbrojtësi por për beratasit ende nuk është mbyllur merkato. Synohet një portier pasi Kaloshi është alternative e vetme por edhe një sulmues apo mbrojtës janë në planet e klubit.

Beci menjëherë pas firmës ka udhëtuar drejt Sarandës ku do i bashkohet skuadrës që sot në orën 18:00 do të luaj një miqësore me Butrintin./Berati.TV