Edhe këtë fundjavë kanë luajtur jo vetëm të rriturit por edhe moshat në Berat por paraqitja ka qënë thuajse e njëjtë me skudrën e Tomorit U19 që vazhdojnë të fitojnë me rrugëtimin drejt vendit të parë dhe asaj U17 që ende nuk po gjen pikët e para.

Rivali i përbashkët ka qënë skuadra e Butrintit të Sarandës për të dy skuadrat e moshave.

Skuadra Tomori U17 vazhdon të mbetet me zero pikë në fundin e renditjes duke humbur edhe në shtëpi ndaj Butrintit këtë herë. Golin e parë për miqtë e shënon Konomi në minutën e 23’ nga pika e bardhë. Por në fundin e fraksionit të parë është Guri për Tomorin që barazon shifrat.

Ndërkohë në të dytën është dy herë Selimaj që kalon sarandiotët në avantazh të dyfishtë përpara se të vinte ngushtimi i rezultatit me Nazeraj për Tomorin. Në fund ndeshja mbyllet me golin e Mekshit për miqtë që kompleton ‘’pokerin’’ e tyre në Berat. Skuadra U17 edhe pas ndryshimit të trajnerit që tashmë drejtohet nga Agalliu duket se nuk e ka gjetur veten dhe rrugën drejt fitoreve duke mbetur e fundit.

Ka ‘’poker’’ edhe në ndeshjen e U19 mes Tomorit dhe Butrintit por këtë herë atë e bëjnë beratasit. Heroi takimit për beratasit është Zogaj që shënon tre herë. Dy herë ia del në pjesën e parë dhe njëherë në të dytën. Dhroso me golin e tij ngushton shifrat për miqtë por duke mos ndryshuar asgjë në fatin e ndeshjes. Ndërsa në fund është Ismaili ai që shënon edhe golin e katërt dhe Tomori vazhdon bindës të kryesoj renditjen në grupin B të Kategorisë së Parë.

Kategoria e Parë, grupi B – U17

Tomori 2-4 Butrinti

Shënues: Guri 41’, Nazeraj 76’/Konomi 23’(pen), Selimaj 52’,74’, Mekshi 84’

Kategoria e Parë, grupi B – U19

Tomori 4-1 Butrinti

Shënues: Zogaj 23’,26’,77’, Ismaili 89’/Dhroso 82’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re