Tomori do të rikthehet të luaj edhe këtë javë në shtëpi për të pritur Bylisin një ndeshje, e cila ka një vlerë të madhe për të dyja skuadrat.

Për Bylisin është mundësia që të mbetet në garën për luftën me Tiranën për ngjitje në Superiore. Aq më tepër që bardheblutë në këtë javë janë pushim. Një humbje në Berat do të linte të njëjtën distancë mes dy kryesuesve të grupit dhe do e vendoste skuadrën ballshiote në presion në sfidën ndaj Tiranës.

Në krahun një fitore e Tomorit duke patur parasysh se dy rivalët e saj për vendin e tretë përballën me njëra – tjetrën do i jepte sigur në këtë pozitë. Por ky do të ishte edhe rasti i fundit që Tomori mund të pretendonte edhe më tepër ndoshta vendin e dytë që duhet t’ia marrë pikërisht Bylisit.

Në këtë takim, tekniku Arbri do e ketë skuadrën thuajse të plotë pasi do të rikthehen nga penalizimi Daci dhe Kopaçi dhe e vetmja mungesë do të jetë ajo e mesfushorit Koleci. Ai në këtë ndeshje do të ketë edhe fundin e dënimit pesë javor pas ndeshjes me Apoloninë./Berati.TV

Formacioni i mundshëm: Kaloshi, Çaço, Bitri, Daci, Paja, Sharavolli, Hyseni, Myzyri, Mersini, Kopaçi, Mitraj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re