Pas daljes edhe të vendimit të Komisionit të Apelit, i cili konfirmoj ato vendime që ishin dhënë nga Disiplina për ndeshjen Tomori – Apolonia. Ndeshja përfundoj me rezultatin 3-2 në favor të beratasve por u fitua nga fierakët 0-3 në tavolinë. Pas daljes së vendimit konfirmohej se tashmë çështja mund të ndiqej vetëm në KAS.
Sot klubi beratas protestoj duke mos udhëtuar drejt Ballshit në ndeshjen e radhës në kampinat ndaj Bylis. Por duket se reagimi i Tomorit nuk ndalet këtu. Në një njoftim të fundit në faqen zyrtare në rrjetin social facebook, Tomori zyrtarizon se nga fundjava e ardhshme do të rikthehet në fushë dhe do të luaj ndaj Elbasanit.
Por gjithashtu deklarojnë se janë në kontakte me një zyrë avokatie për ta dërguar çështjen në KAS që do të ishte një rast unikal në futbollin shqiptar. Tashmë vetëm pritet të shihen zhvillimet në vazhdim të FK Tomorit mbi këtë çështje edhe pse KAS është një sipërmarrje e rëndësishme për një klub të Kategorisë së Parë./Berati.TV