Vetëm një dtë pas ndeshjes hapëse të sezonit të barazuar përballë Lushnjes në Berat është larguar nga drejtimi i skuadrës trajneri Gersi Arbri. Dorëheqjen tekniku beratas e ka arsyetuar për shkaqe personale.

Ai mori drejtimin e Tomorit sezonin e shkuar duke zëvedësuar trajnerin Santiliano Dule duke e mbyllur sezonin në vendin e katërt dhe duke shmangur grupin e mbijetesës.

Gjatë verës Arbri ka qënë në krye të punëve tek Tomori me fazën përgatitore dhe përzgjedhjen  e futbollistëve për sezonin e ri. Objektivi I Tomorit këtë sezon do të jetë ngjitja në Kategorinë Superiore dhe tashmë për ta realizuar klubi beratas duhet të kërkoj një timonier të ri./Berati.TV

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re