Tomori humbet sërish madje në shtëpi edhe Apolonisë duke harruar të fitojnë në këtë fazë të tretë dhe tashmë sezoni për ta është në pikën më kritike. Me Apoloninë që nuk kishte pretendime në këtë sfidë dhe me Tomorin që e kishte domosdoshmëri fitoren pritej një tjetër reagim nga skuadra beratase. Ndërkohë masat para sfidës të kërkuara nga delegati i FSHF-së ishin në një nivel krejt të ndryshëm nga ato të mëparshmet. Tomori arrin të rekuperoj në fund Dukën dhe Drabon ndërsa për Apolonië e vetmja mungesë ishte Idërshaj në mbrojtje.

Ndeshja nis menjëherë e shpejtë me Tomorin që shfaqet rrezikshëm në portën fierake. Në harkun e tre minutave nga dy goditje këndore janë Paja dhe Drabo që humbin dy raste të mira për ta nisur një ndeshje ndryshe. Por edhe Apolonia shfaqet e rrezikshme në kundrasulme dhe shenjën e parë e jep me Mihanën pas asistit të Gjatës, që gabon në goditje duke e dërguar në duart e Kaloshit.  Dyca ka një tjetër mundësi të artë por goditja e tij shpëtohet nga Çako dhe në aksionin pasardhës fierakët shënojnë me Gjatën, që i vetëm me Kaloshin nuk gabon. Është sërish shkodrani Dyca që në minutën e 19’ humb rastin më të mirë të ndeshjes kur driblon edhe portierin mik por vonon pafundësisht goditjen duke humbur një mundësi për të barazon. Nëse nuk do të shënon do të pësosh, rregulli i pashkruar i futbollin realizohet menjëherë në minutën pasardhëse kur Buzi dyfishon nga këndi për bardhëjeshilët. Tomori vazhdon të qëndroj në lojë duke sulmuar drejt portës fierake dhe i ri Kumani godet tranversën pas një pasimi të shkurtër të Drabos dhe kundërpërgjigja fierake vjen me Priftin që godet shtyllën në aksionin e menjëherëshëm të fierakëve. Rastet e Tomorit nuk rreshtin është edhe njëherë Dyca që driblohet mirë brenda zonë por goditja që mund Çakon largohet në vijën e portës nga Vladislavejaviç. Nuk mungon as nervozizmi në fushë mes futbollistëve të të dy skuadrave për shkak të vonesave të lojës së fierakëve. Në minutën e 32’ Tomori gjen golin që hap ndeshjen me Becin që shënon me kokë pas krosit të Drabos nga goditja e këndit por me këtë rezultat mbyllet fraksioni i parë i lojës.

Në të dytën Tomori kërkon më shumë duke shtuar edhe forcat në fushë por pavarsisht volumit të lojës skuadra duket apatike dhe miqtë nga Fieri shfaqen më të rrezikshëm përpara portës së Kaloshit. Tentativat e Galicës, Mahmutaj, Drabos apo Kumanit nuk sjellin asgjë ndërsa fierakët janë më konkret. Për të mbyllur ndeshjen dhe për të vulosur fitoren e tyre është talenti Mihana që shënon dy herë. Fillimisht në minutën e 56’ në një tjetër kundrasulm të shpejtë dhe pas topit të marrë nga Prifti e mund Kaloshit. Në fundin e ndeshjes me një goditje të bukur nga larg shënon ‘’pokerin’’ e miqve. Kjo humbje e Tomorit dhe fitorja e Elbasanit në Pogradec ia komplikon edhe më tej pozitat Tomorit, që tani është i fundit në renditje me vetëm 10 pikë aq sa ka edhe Turbina./Berati.TV

Kategoria e Parë

Tomori 1-4 Apolonia

Tomori: Kaloshi, Mersini, Beci, Shaqe, Paja, Duka(34’ Mahmutaj), Koleci(60’ Galica), Gjonaj, Kumani, Drabo, Dyca(73’ Lirëza). Tr. E. Fani(të gatshëm: Braçe, Hadaj, Xherimeja)

Apolonia: Çako, Buzi, Nako, Sota, A. Prifti, Mehmeti, K. Prifti, Hysenshahaj(87’ Braka), Mihana, Vladislavejeviç, Gjata(84’ Zoga). Tr. G. Stojku(të gatshëm: Hyska, Mandia, Omeri)

Gjyqtarë: A. Koçi, M. Sadikaj, G. Lisaku(Durrës)

Delegat: Besnik Çela ;     Vëzhgues: Myrteza Allkja (Elbasan)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re