Tomori del kokëulur në stadiumin e vet në ndeshjen e fundit të vitit në atë që ishte ndeshja më e dobët e sezonit. Edhe pse shënuan të parët beratasit janē përmbysur nga Branica që shënon tre herë në portën e Kaloshit. Gjatë ndeshjes nuk kanë munguar kontestimet e beratasve për gjykimin sidomos në nisjen e fraksionit të dytë për një gol të anulluar të Sharavollit. Me këtë humbje Tomori komplikon seriozisht pozitat për një vend në pesëshen e parë në fund të fazës së dytë.

Ndeshja nis menjëherë në sulm dhe janë rrogozhinasit që krijojnë mundësinë e parë me Branicën që godet shtyllën që në minutën e 2′. Përgjigja e beratasve vjen me kur pasimi i Sharavollit devijohet në portë nga Bakiasi. Frajdej më pas ka mundësinë për të dyfishuar me një goditje të bukur që devijohet nga Haremi. Barazimi i miqve vjen pas një aksioni të zgjatur kur fillimisht Canka godet traversën dhe Branica përfiton për ta depozituar me kokë në portë. Në të 35′ minutë është sërish Branica me kokë që kalon Egnatian përpara pas një goditje standarte.

Pjesa e dytë nis e shpejt dhe të dyja kanë shanset e tyre brenda 60 sekondëshit të parë. Fillimisht Canka godet shtyllën pas asistit të Metës. Ndërsa në kundrasulm është Sharavolli që shënon por goli anullohet. Beratasit shohin më tepër nga porta kundërshtare por pa ide për të qënë të rrezikshëm. Branica ia del të shënoj sërish pas një gabimi në kontrollin e topit nga Kaloshi pas asistit të Bakiasit. Të kota përpjekjet e beratasve deri në fund për të me pikë nga ndeshja e fundit në shtëpi.

Tomori 1-3 Egnatia

Shënues: Bakiasi 10′(a)/ Branica 28′, 35′, 63′

Tomori: Kaloshi, Dervishi, Dobra, Frajdej(46’ Mahmutaj), Gjonaj, Kumani(60’ Dyca), Mujkiç, Ogbodike(75’ Germau), Paja, Shaqe, Sharavolli. (të gatshëm: Braçe, Dyca, Mahmutaj, Xherimeja, Germau). Trajner: Bledar Devolli

Egnatia: Haremi, Bakiasi, Branica, Broshka, Canka(92’ Gjuzi), Dimo, Karakaçi, Korreshi(89’ Tufa), Meta, Rexhepi, Ruço. (Të gatshëm: Ajazi, Brahimaj, Gjuzi, Gumeni, Kazma, Paroi, Tufa). Trajner: Ilir Duro

Gjyqtarë: K. Prenga, E. Çuni, E. Gjoni. F. Xhemalaj

Vëzhgues: B. Kaimi; Delegat: P. Haxhiaj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re