Tomori ka mbyllur një sezon të dështuar nga në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Dytë për herën e pestë në historinë e vetë. Pas mbyllje së sezonin gjithë futbollistët u larguan nga Berati dhe ndërkohë janë të gjithë futbollist të lirë.

Kështu në këtë periudhë skuadra është në pushim dhe asnjë futbollist nuk është nën kontratë. Nga futbollistëtt e sezonit të shkuar vetëm korçari Klevis Shaqe ka gjetur një skuadër të re dhe pritet që në vazhdim edhe të tjerë futbollist të firmosin larg Beratit.

Nga burime pranë klubit beratas do të jetë muaji korrik momenti kur do të mendohet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Garimi në Kategorinë e Dytë bën që sezoni të nis edhe më vonë kështu  pritet, që edhe përgatitjet të nisin më vonë dhe për të parë cilat do të jenë planet e drejtuesve dhe skuadra e sezonit të ri./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re