Tomori ia del të fitoj ndeshjen e parë për Kupën e Shqipërisë përballë Bylisit. Në stol për Tomorin pas largimit të trajnerit Arbri ishte Klemend Agalliu dhe në krah të tij trajneri i skuadrës U19 Iken Droboniku.

Të dyja skuadrat kanë hyrë në fushë me formacione të përziera mes titullarëve dhe atyre që kishin luajtur pak në ndeshjet e para. Duke treguar kështu se Kupa për ta nuk është një prioritet.

Tomori ka fituar me rezultatin 2-1 duke bërë mirë në pjesën e parë ndërsa në të dytën ishin ballshiotët ata që kërkuan më shumë dhe Tomori e uli shumë ritmin.

Ndeshja nisi me gol kur Drabo shënoj një supergol nga rreth 30 m që në minutën e dytë. Goli i jep zemër dhe qetësi beratasve që kërkojnë më shumë përpara dhe Bylisin që ngacmon pak. Ndërkohë 10 min nga fundi vendasit dyfishojnë falë golit të shënuar nga Shaqe me pasimin e Gegës.

Pjesa  e dytë nis më mirë për miqtë që shpërdorojnë një rast të artë me portierin Braçe që pret penalltinë e Mahmutit. Por Bylis nuk dorëzohet duke marrë frenat e lojës dhe duke kërkuar më shumë ndërsa Tomori ngacmon me kundrasulme.

Në fund është Liçkollari, i cili fitoj edhe 11 – metërshin që shënon një gol spektakolar nga distanca që mban të hapur kualifikimin në Ballsh.

Ndërsa Laçi ka fituar me rezultatin e pastër 0-5 në Kuçovë ndaj Naftëtarit dhe pritet të jetë kundërshtari i radhës nëse Tomori kalon më tej.

Tomori 2-1 Bylis

Shënues: Drabo 2’, Shaqe 36’/ Liçkollari 84’

Tomori: Braçe, Markiori (70’ Hadaj), Mujkiç, Rodrigo, Drabo(67’ Joti), Gega, Gjonaj, Dyca, Shaqe(52’ Qengji), Sharavolli, Mahmutaj. Tr. K. Agalliu

Bylis: Dramolli, Kullira, Janku, Mahmuti(70’ Kasaj), Murataj(46’ Antoni), Liçkollari, Ntepe, Ofej, Peposhi, Zefi, Samnda. Tr. Z. Dodenov

Ndeshja është zhvilluar pa prezncën e tifozë pasi klubi nuk kq mundur të siguroj bashkëpunim me një kompani sekjuriti, e cila do të siguronte mbarëvajtjen e ndeshjen bazuar në Ligjin e ri për Sportin. Kjo ka bërë që shumë tifoz ta ndjekin ndeshjen nga tarracat e godinave pranë stadiumit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re