Tomori dominon derbin e prefekturës me një fitore të pastër me tre gola e vendosur në pjesën e dytë. Një fitore e rëndësishme për beratasit që shënojnë dy fitore në këtë kampionat përballë fqinjve të tyre kuçovarë që vazhdojnë të qëndrojnë në fundin e renditjes.
Një fitore kjo për inaugurim pasi Tomori luan sfidën e parë në tapetin e ri të vendosur dhe që është treguar fatsjellës për vendasit.
Por kjo ishte edhe një fitore që vjen nga Naftëtari tek Naftëatri me teknikun Arbri që pikërisht ndeshjen e fundit në futbollin e luajtur e luajti në Kuçovë ndaj Naftëtarit. Por stadiumi i Naftëtarit ishte shtëpia e Tomorit përgjatë vitit 2017 dhe pikërisht rikthimi në shtëpi vjen ndaj kësaj skuadre.
Pjesa e parë ishte më e balancuar kur sidomos Tomori por edhe Naftëtari pati shanset e veta por fraksioni i parë u mbyll në barazim pa gola.
Pjesa e dytë ka një ritëm dhe një pamje tjetër kur i riu Drabo shënon një gol, si ish në minutën e 58’. Për të dyfishuar shfrat vjen goli i sulmuesit Onuh në të 67’. Ndërsa në fund për të vulosur shifrat do të ishte goli i një tjetër të riu të talentuar Hyseni që me një ‘’perlë’’.
Një fitore kjo që i jep më shumë qetësi Tomorit në sigurimin e pesëshen e parë në fundin e kësaj faze të dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re