Tomori 4-3 Albpetrol
Golat: 10’ Buba, 70’ Kopaçe, 75’ Çaço, 79’ Mahmutaj/6’ Hatia, 22’Mehmeti, 45’Hyska
Tomori: Kaloshi, Çaço, Hoxha, Daci, Mirani, Sharavolli, Mersini, Koleci, Drabo, Buba, Mitraj. Tr. G. Arbri
(u aktivizuan Haxhi, Myzyri, Kopaçe, Xherimeja, Mahmutaj, Gjonaj, Serdari, M. Lamaj, E. Lamaj)
Albpetrol: Harizaj, Prifti, Mehmeti, Kapo, Naçi, Mena, Hatia, Idersha, Sako, Balla, Hyska. Tr. M. Miho
(u aktivizuan Baba, Lalaj, Lulaj, Xhoxhaj, Fasko, Muhametaj, Çaushi, Mahmutaj)
Gjyqtarë: D. Dosti, G. Balliu, E. Çaushaj
Tomori ia del të fitoj miqësoren e luajtur sot ndaj Albpetrolit në një ndeshje të mbushur me gola. Edhe pse një miqësore kësaj ndeshje nuk i mungoj rivaliteti dhe herë herë edhe ashpërsia.
Ndeshja nisi me dy gola të shpejt, fillimisht Hatia për miqtë dhe barazimi i Bubës për vendasit. Tomori u përpoq të marrë kontrollin e lojës por në rastet e krijuara nuk ishin shumë të qartë. Është sërish sulmuesi Buba që ka dy mundësi të mira por nëse tek rasti i parë ndalet nga portieri Harizaj, në të dytin edhe pasi e shmang gardianin patosarak topi largohet në vijën fatale nga Prifti.
Por pavarsisht mundësive të humbura ata që shënojnë janë miqtë nga Patosi. Është fillmisht mbrojtësi Mehmeti që shënon me një goditje me kokë pas një krosimi nga këndi. Ndërsa në minutën e fundit Hyska kap në befasi mbrojtjen dhe i vetëm me Kaloshin nuk gabon.
Ndërsa pjesa e dytë nisi dhe vazhdoj me një sërë ndryshimesh nga të dy skuadrat dhe futbollist të rinj të hedhur në fushë. Por edhe me një grintë të shtuar nga Tomori që edhe pse një miqësore nu donte ta humbiste një ndeshje me një skuadër të një kategorie më poshtë.
Por ndeshja e ndryshoj rrjedhën në vetëm nëntë minuta, e gjitha nis me golin e Kopaçes në zhvillimet e një goditjeje këndore. Më pas Çaço kthen në gol një 11 metërsh të fituar nga Mitraj ndërsa në të 79’ i riu Mahmutaj që ka ardhur në provë tek Tomori kalon për herë të parë në avantazh Tomorin duke vulosur shifrat 4-3.

Kronika e golave:
6’ Hyska ndërmerr një aksion personal por goditja e tij grushtohet nga Kaloshi. Topi i kthyer shkon tek Hatia që nuk gabon duke kaluar miqtë në avantazh.
10’ Buba në pozicion të prirët brenda zonës godet bukur duke barazuar shifrat.
22’ Hyska kroson nga goditja e këndit dhe mbrjojtësi Mehmeti me kokë kalon edhe njëherë përpara patosarakët.
45’ Miqtë kapin në befasi mbrojtjen e Tomorit në fundin e kësaj pjese me Lulaj që pasi vepron mirë në të majtë dhe topi në zonë goditet nga Hyska duke shënuar golin e tretë për Albpetrol.
70’ Myzyri hedh topin në zonë nga goditja këndore topi largohet nga mbrojtja por nga jashtë zone është Kopaçe gjuan fort dhe ngushton shifrat.
75’ Mitraj hyn në zonë dhe ka 11 metërsh. Gjuan Çaço nga pika e bardhë dhe barazon rezultatin.
79’ një aksion model i Tomorit dhe përfundon me Sharavollin që del në krah dhe kroson në zonë ku Mahmutaj kalon Tomorin në avantazh.
Berati.TV



