Kalendari e vendoste pushim Tomorin këtë javë por në fushë kanë zbritur skuadrat e tjera të grupit B, si ato në grupin e promocionit edhe ato të mbijetesës.

Ashtu, si pritej dy rivalët e Tomorit në luftën për mbijetesë Elbasani dhe Turbina i kanë fituar dy sfidat e tyre me kundërshtarët që duket se sforcohen vetëm ndaj Tomorit.

Kështu Pogradeci pasi undi Tomorin lëshon edhe ndaj Elbasanit edhe sot ndaj Turbinës. Të njëjtën fytyrë tregon edhe Apolonia që pasi fiton ndaj Tomorit në Berat humbet ndaj Elbasanit.

Turbina mund Pogradecin duke shënuar dy gola me Bakiun dhe Bërdufin në fillimin e të dy pjesëve ndërsa Elbasanit i mjafton një gol i Lleshit që në fillim të ndeshjes për të fituar ndaj Apolonisë.

Kështu pas kësaj jave gjendja e Tomorit është përkeqësuar pasi gjendet në vendin e fundit me pesë pikë larg Elbasanit dhe tre larg Turbinës kur janë edhe tre ndeshje nga fundi por me kundërshtarët që do të luajnë vetëm dy të tilla./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re