Kampionati i Kategorisë së Parë ka hyrë në një nga fazat e tija më interesante dhe kur jemi tre ndeshje nga fundi, Tomori ka momentin të tregoj veten se mbijetesa nuk ishte lufta e tyre ndaj ajo duhet fituar domosdoshmërisht. Kjo është ajo që kanë shprehur drejtuesit e klubit, stafit dhe futbollistët e Tomorit në këtë periudhë.

Nesër në Berat vjen Elbasani dhe mes tyre do të luhet një finale që do të tregoj shumë për drejtimin që do të marrë sezoni i Tomorit në vazhdim. Ndeshja do të luhet në orën 17:00 dhe ashtu, si ndaj Apolonisë edhe në këtë sfidë do të luhet me dyer të hapura. Kjo një mënyrë për të tërhequr më shumë tifoz.

Ndërkohë skuadra vjen pas një jave pushim dhe tan duhet të fshij këtë pjesë negative të sezonit që komplikoi tërësish objektivat. Në fushë do të ndihen mungesat e Dervishit dhe Mersinit por priten shumë për ritkhimin në formën e duhur të Dukës, Drabos dhe Sharavollit./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re