Tomori ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kampionat ndaj Elbasanit. Kjo përballje është si një finale për beratasit marrë parasysh renditjen dhe koha për përgatitjen e sfidës ka qënë e gjatë.

Tomori për shkak të bojkotit të arbitrave, kalendarit dhe kombëtares ka vazhduar përgatitjet për javë duke krijuar mundësinë e një mini faze përgatitore për teknikun Dule. Ndërkohë Tomori luajti edhe një miqëosre të mbyllur në barazim pa gola kundra Bylisit.

Nesër në “Elbasan Arena” skuadra pritet të jetë e plotë dhe tekniku Dule do të marrë më të mirën nga djemtë e tij për të dalë me rezultat pozitiv nga Elbasani.

Por më shumë se skuadra verdheblu, Tomori trembet nga gjykimi dhe për këtë arsye kërkon që nesër gjykimi i ndeshjes të bëhet nga një treshe gjyqtarësh të Superiores.

Po ashtu, beratasit konfirmojnë se pas kërkesës së tyre ndeshja do të transmetohet në RTSH në një postim në faqen e tyre zyrtare./Berati.TV

https://www.facebook.com/FkTomori.Al/posts/2813314082020084

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re