Tomori ka mbyllur përgatitjet në prag të sfidës së fundit të fazë së tretë. Sot beratasit kanë udhëtuar drejt Pogradecit për tu përballur me vendasit në një sfidë që mund të vlej shumë për sezonin.

Beratasit në mënyrë krejt surprizuese janë gjetur në një situatë aspak komode dhe tashmë luftojnë për mbijetesë me Elbasanin dhe Turbinën që pikërisht esër do të përballen mes tyre.

Ashtu si, vet klubi njofton në faqen zyrtare në facebook pas mbledhjes së bërë në fillim skuadra duket më e karikuar dhe e gatshme për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit duke nisur nga sfida me Pogradecin.

Mungesa e vetme dhe shumë e rëndësishme do të jetë ajo e Sharavollit, i cili vetëm pak ditë më parë festoi ditëlindjen por pas dëmtimit ndaj Elbasanit duket se ka mbyllur sezonin./Berati.TV

https://www.facebook.com/FkTomori.Al/posts/2845041042180721

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re