Tomori sot ka mbyllur përgatitjet e fundit përpara sfidës kundra Tiranës. Për shkak të pushimit në ndeshjen e parë të fazës së tretë dyshja teknike e Tomorit, Arbri – Agalliu kanë patur shansin të riorganizojnë një mini fazë përgatitore përpara sfidës ndaj bardhebluve.
Sot paradite në orën 10:00 është zhvilluar edhe seanca e fundit stërvitore dhe më pas skuadra është nisur drejt Tiranës. Aty do të qëndroj gjatë mbrëmjes përpara sfidës së nesërme në “Selman Stërmasi’’. Në këtë sfidë pritet të mungojnë tifozët madje jo vetëm ato bardheblu por edhe ata nga Berati për shkak të dënimit që kanë tifozët e Tiranës.
Në këtë sfidë trajneri Arbri do e ketë skuadrën thuajse të plotë sepse e vetmja mungesë është ajo e mesfushorit Aristotel Koleci, i ende vuan dënimin e marrë pas ndeshjes me Apoloninë. Ndërkohë një rikthim i rendësishëm është edhe ai i sulmuesit Aldo Mitraj. I ardhur në janar ai ka luajtur vetëm një ndeshje me skudrën duke shënuar edhe një gol ndaj Turbinës. Por fraktura e pësuar në këtë sfidë e ka lënë jashtë fushe dhe Tirana do të jetë rikthimi i tij.
Formacioni i mundshëm: Kaloshi, Çaço, Daci, Bitri, Paja, Sharavolli, Mersini, Myzyri, Hyseni, Kopaçi, Mitraj. Tr. G. Arbri


