Tomori ka mbyllur përgatitjet e javës dhe nesër do të luaj ndeshjen e fundit të fazës së dytë përballë Elbasanit. Kështu ashtu, si vet klubi ishte shprehur beratasit do të rikthehen në fushë pas bojkotimit që i bëri kampionatit javën e shkuar në Ballsh ndaj Bylis.

Po ndaj Bylisit në Ballsh, Tomori e luajti ndeshjen por këtë herë, si një miqësore dhe pikërisht në Ballsh do të luaj si pritës ndaj Elbasanit. Do të jetë “Adush Muça” shtëpia e beratasve në këtë javë dhe pritet të shihet nëse do të jetë edhe në vazhdim ‘’shtëpia’’ e Tomorit.

Ndeshja është thelbësore për Tomorin pasi ka hyrë në garën e mbijetesës pas penalizimeve të marra në javët e fundit. Kështu Elbasani tashmë është një rival direkt dhe fitorja merr një vlerë shumë të madhe.

Nga ky moment deri në fund Tomori do të luaj edhe pesë takime shtëpiake dhe pritet që vetëm ndeshja e fundit shtëpiake për Tomorit do të luhet në Berat për shkak të dënimit që ka marrë fusha e Tomorit pas dënimeve të marra në ndeshjen ndaj Apolonisë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re