Bylis 1-0 Tomori
Bylis: Dorxheviç, Ntepe, Bella, Shoshi, Hoxhaj, Murataj, Gregati, Kullira, Zisi(65’Kolgega), Mahmuti, Granado(87’Çukvuka). Tr. Troisi
Tomori: Kaloshi, Çaço, Bitri, Daci, Paja, Kopaçe, Mersini, Myzyri, Koleci, Mirani(39’ Gjonaj), Buba(74’ Drabo). Tr. G. Arbri
Gol: 85’ Granado
Një gol i vonë shënuar nga sulmuesi Granado i heq mundësinë Tomorit të dalë me pikë nga transferta ballshiote.
Ndeshja është zhvilluar në një terren të rënduar për shkak të reshjeve të shiu, e cila ka ndikuar në cilësinë e lojës. Tomori është përpjekur të mbrohet duke besuar më tepër tek kundrasulmi por nuk ia ka dalë të përfitoj nga kjo mënyrë loje.
Pasi pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola ndryshimi vjen në minutën e 85’ kur një top i gjatë në zonë devijohet në rrjetë nga Granado./Berati.TV



