Komisioni i Disiplinës sërish ka marrë një vendim për Tomorin por që këtë herë pritej ai i humbjes në tavolinë të një tjetër ndeshje përballë Bylisit. Ndeshja ishte planifikuar për t’u luajtur të dielën por beratasit i qëndruan bojkotit të lajmëruar duke mos udhëtuar drejt Ballshit.

Jo vetëm humbje në tavolinë por Tomorit i janë zbritur edhe tre pikë në klasifikimin e grupit B të Kategorisë së Parë. Kështu Tomori tashmë zbret në vendin e tetë me 16 pikë duke qënë seriozisht në garën për mbiejtesë.

Por pikërisht ditën që pritej të jepej vendimi nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen e pazhvilluar në Ballsh skuadrat kanë luajtur një takim miqësor.

Ndeshja është mbyllur me fitoren e ballshiotëve 2-1 ku golin e vetëm për Tomorin e ka shënuar laçiani Gjonaj. Kjo ndeshje do t’i vlej teknikut Dule për ndeshjen e radhës që do të luajnë ndaj Elbasanit pasi ashtu, si ka njoftuar edhe në faqen zyrtare në facebook Tomori nga kjo fundjavë rikthehet në fushë dhe ndaj Elbasanit do të zhvilloj takimin e fundit të fazës së dytë. Ndërsa vendimet e Disiplinës i quan turpëruese dhe ndihen si të njerkës marrë parasysh vendimet për ekipet e tjera./Berati.Tv

https://www.facebook.com/FkTomori.Al/posts/2731369940214499

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re