Tomori pëson humbjen e parë në këtë kampionat në transfertë ndaj Egnatias duke rrëshkitur në renditje në vendin e tetë. Në radhët e beratasve kishte motivim për të ndryshuar vijën e rezultateve pas dy barazimeve në shtëpi ndaj Besës dhe Orikut por në Rrogozhinë shkoj edhe më keq.

Interesant ishte fakti se në stadium ishin rreth 100 tifozë beratas që kishin udhëtuar për ti qëndruar pranë skuadrës por kjo nuk dha efekt pozitiv për skuadrën.

Branica shënoj dy herë për vendasit në pjesën e parë ndërsa për Tomorin ishte nigeriani Frajdej ai që barazoj përkohësisht shifrat. Ky fraksion i lojës ishte i balancuar dhe i hapur me të dy skuadrat që krijuan mundësi të mira shënimi por në dhomat e zhveshjes ishte Egnatia që shkoj në avantazh.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Tomorin që kërkonte barazimin dhe kjo solli edhe zëvendësime në fushë nga trajneri Devolli. Do të ishte sërish Frajdej që do të barazonte rezultatin duke shfaqur veten pikërisht ndaj skuadrës që ka kartonin e pronësisë së tij.

Por në fund shkodrani Karakaçi shënon për Egnatia duke e rikthyer skuadrën nga Rrogozhina në krye të grupit ndërsa Tomori duhet të mendoj seriozisht kthesën nëse dëshiron të qëndroj në lojë për tu ngjitur në Kategorinë Superiore./Berati.TV

Egnatia 3-2 Tomori

Shënues: Branica 20’, 42’, Karakaçi 87’/ Frajdej 34’, 69’

Egnatia: Haremi, Rexhepi, Broshka, Bakiasi, Ruço(67’ Gumeni), Dimo, Karepi(92’ Gjuzi), Meta(89’ Tufa), Karakaçi, Branica, Canka. Tr. V. Gjoni

Tomori: Kaloshi, Çaço, Mujkiç, Rodrigo, Paja, Mersini, Koleci, Gjonaj(55’ Dervishi), Sharavolli(58’ Drabo), Ogbodike, Frajdej. Tr. B. Devolli

Kartonë të verdhë: Sharavolli, Rodrigo, Frajdej, Mahmutaj, Dervishi

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re