Tomori ka pësuar një humbje turpëruese në testin e dytë miqësor të verës ndaj Partizanit. Dy teknikët e skuadrave Arbri dhe Gega zgjodhën strategji me paraqitjen e skuadrave në fushë. Kjo pasi Tomori e nisi ndeshjen me formacionin titular ndërsa Partizani zgjodhi stolin dhe ky fraksion u mbyll në barazim. Pa u kronometruar minuta e parë është Klejdi Daci që kalon të kuqtë në avantazh por barazimi vjen nga sulmuesi nigerian Antoni. N fushë për Partizanin ka qënë edhe mbrojtësi beratas Eno Bitri.

Ndërsa pjesa e dytë ka një tjetër fytyrë pasi Partizani hedh në fushë artilerinë e rëndë ndërsa Tomori më shumë luan me zëvendësimet plot 20 të tilla dhe plot 36 futbollist të provuar në fushë shumë prej tyre edhe në provë. Ndërsa Progni, Gojkoviç, Hila, Trashi dhe një autogol i beratasve plotësojnë një rezultat tenistik për Partizanin në ndeshjen e luajtur në Peqin./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re