Tomori do të luaj të dielën në Berat ndaj Besës e vlefshme për javën e tretë të kampionatit. Pas fitores në Pogradec, trajneri Devolli pritet të bëjë debutimin në stadiumin “Tomori’’ dhe përballë tifozerisë së tij.
Kjo është java e parë e plotë stërvitore e trajnerit gjirokastrit që sot ndeshjen e kontrollit zgjodhi ta luante kundra skuadrës U19 të drejtuar nga tekniku Iken Droboniku.
Devolli ka rreshtuar të njëjtën skuadër që i dha tre pikët në Pogradec duke nisur nga Kaloshi në portë. Ndërkohë në mbrojtje u vendosën Çaço, Mujkiç, Beci dhe Rodrigo ndërsa në mesin e fushës treshja Mersini, Joti dhe Koleci. I vetmi ndryshim ishte në sulm pasi në krah të nigerianëve Ogbondike dhe Frajdej ishte vendosur Dyca në mungesë të Sharavollit, i cili është stërvitur në mënyrë të diferencuar.
Skuadra e parë ka fituar me një rezultat të thellë me plot 13 gola ndaj të rinjve që luajnë në Kategorinë Superiore të moshës U19. Në pjesën e parë u shënuan shtatë gola ndërs anë fraksionin e dytë është ndryshuar e gjithë skuadra e parë dhe sërish skuadra shënoi edhe gjashtë gola të tjerë.
Ndërkohë problem dëmtimi gjatë ndeshjes kanë pësuar edhe Drabo e Gjonaj or asnjë prej tyre duke përfshirë edhe Sharavollin do të jenë të gatshëm për Devollin në sfidën ndaj kavajasve.
Ndërkohë në fundin e ndeshjes futbollistët janë plotësuar edhe me kostumet sportive që do të përdoren gjatë këtij sezoni./Berati.TV
