Tomori u ka dhënë sot fund përgatitjeve përpara ndeshjes së javës së pestë në Kategorinë e Parë ndaj Egnatias. Kjo transfertë do të jetë e dyta për Tomorin pas asaj të fituar ndaj Pogradecit.

Sot skuadra është stërvitur në fushën e stadiumit “Tomori” dhe tekniku Devolli është fokusuar tek goditjet standarde ku Tomori ka vuajtur në ndeshjet e para.

Ndaj Egnatias, Tomori pritet të ketë ndryshime në formacion kjo edhe për shkak se skuadra nuk është e plotë. Në këtë ndeshje trajneri gjirokastrit nuk do të ketë të gatshëm dyshen shkodrane Beci – Dyca dhe Gegën.

Ndërkohë klubi për të rritur mbështetjen ndaj skuadrës do të vendos në dispozicion të tifozëve një autobus për në Rrogozhinë. Autobusi do të niset në orën 1200 dhe kjo pritet të rrit edhe numrin e tifozëve beratas në stadiumin e Rrogozhinës në një ndeshje që pritet të ketë shumë interesim./Berati.TV

Formacioni i mundshëm: Kaloshi, Çaço, Mujkiç, Rodrigo, Paja, Mersini, Koleci, Gjonaj, Joti, Sharavolli, Ogbondike. Tr. Bledar Devolli

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re