Pas mbylljes së dy fazave të para dhe pushimit të javës së shkuar Tomori ritkhehet të luaj këtë fundjavë në një ndeshje ndaj Tiranës. Dy fazat e para mund të quhen të mira kur Tomori grumbulloj 26 pikë në 18 ndeshje dhe një gjysëm kampionati të luajtur larg stadiumit të qytetit për shkak të vendosjes së tapetit të ri të fushës.

Në këto 26 pikë të grumbulluara është vetëm një skuadra, të cilës Tomori nuk ka mundur ti shkëpus pikë dhe ajo është pikërisht rivalja e kësaj jave, Tirana. Ndeshjet përballë bardhebluve priten me shumë interes në Berat kjo edhe për shkak të një rivaliteti që tifozët beratas kujtojnë nga sezoni tashmë i paharrueshëm 1999 – 2000.

Në dy ndeshjet e para të luajtura në këtë kampionat kundra Tiranës për herë të parë në këtë kategori, Tomori i ka humbur të dyja. Së pari, 0-2 në Kuçovë dhe 3-1 në Tiranë. Në të dyja rastet skuadra beratase ka treguar një paraqitje të mirë por nuk ka mundur ti shkëpus pikë Tiranës. Kështu në dy ndeshjet e tjera që Tomori do të zhvilloj ndaj bardhebluve do të synoj të marrë edhe pikët e para përballë skuadrës së Ze Marias në këtë sezon.

Trajneri brazilian e ka vlerësuar shumë Tomorin, si një ndër skuadrat më të mira në grupin B por tani ai ka nevojë vetëm për fitore pasi është nën presionin e Bylisit ndërsa Tomori kërkon një ‘’hakmarrje’’ për dy humbjet e pësuara në dy fazat e para të kampionatit./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re