Ditën e sotme Tomori ka zyrtarizuar lajmin për largimin e mbrojtësit boshnjak Armin Mujkiç. Mbrojtësi u largua në fillimin e javës dhe Berati.TV e konfirmoj atë bashkë me arsyen se ishte vet mbrojtësi që kishte kërkuar këtë largim që në merkaton e janarit.

Në njoftimin e klubit ishte edhe një prononcim i mbrojtësit që konfirmon largimin përfundimtar nga Berati dhe se ky largim ka ardhur vetëm me kërkesën e tij.

Po ashtu ai ka besim se skuadra është e aftë t’ia dalë mbanë për të qëndruar në Kategorinë e Parë dhe se i vjen keq që nuk ia dolën të realizonin pritshmëritë e fillim sezonit.Berati.TV

https://www.facebook.com/FkTomori.Al/posts/2778928455458647

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re