Vjen edhe largimi i radhës nga Tomori dhe bëhet fjalë për mesfuushorin kuçovar Ardian Gega. Pas rënies së Naftëtarit në Kategorinë e Dytë ai u afrua në Berat dhe shpresohej se eksperienca e tij do ndihmonte skuadrën. Por dëmtimet nuk ia dhanë mundësinë të kontribonte sa duhej për Tomorin.

Ai gjatë pjesës së parë të sezonit laujti në vetëm tre takime ku vetëm në një rast ishte titullar. Pas diskutimeve me klubin ata zgjdhën me marrëveshje kontratën dhe për mesfushori do të nis kërkimi për një ekip të ri ndërsa Tomori duhet të shoh për alternativa.

Ishte vet klubi beratas që konfirmoj këtë largim me një postim në rrjetin social, facebook ku falenderon futbollistin për kontributin dhe i uron suksese në vazhdim./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re