Tomori ka udhëtuar sot drejt Cërrikut për të luajtur aty ndeshjen e sezonit. Për beratasit vlen vetëm fitorja për të mbajtur gjallë shanset për qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe ccdo rezultat tjetër do e zbriste skuadrën beratase një kategori më poshtë një javë para fundit të sezonit.

Sipas asaj që lajmëron klubi në facebook sot në pankinë do të rikthehet trajneri Santiliano Dule që duket është falur nga FSHF pasi ka arritur shtatë ndeshje pezullim ndërsa dënimi ishte për tetë të tilla. Por nëse do të përfshihet edhe ndeshja e humbur në tavolinë ndaj Bylis do të kthehej në tetë numri i ndeshjeve ashtu, si edhe u dënua pas takimit me Apoloninë që ishte edhe ndeshja që vendosi sezonin.

Skuadra sot nuk ka të gatshëm dy futbollist për shkak pezullimi shkrodranin Dyca dhe mesfushorin beratas Aldo Dervishi ndërsa gjithë pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme me Dukën e rekuperuar dhe Mersinin e Gjonaj të kthyer nga dënimet.

Sipas lajmërimit në faqen zyrtare të klubit pritet të ketë shumë tifoz beratas në Cërrik dhe madje do të nisen edhe autobus nga qyteti i Beratit./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re