Tashmë futbolli shqiptar ka nisur të luhet me lojë të plotë kjo pasi Kategorisë Superiore dhe të Parë por edhe ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë nga dje ka nisur të luhen edhe Kategoria e Dytë por edhe futbolli i moshave.

Dje në Berat skuadra e Tomorit për moshat U19 dhe U17 kanë luajtur ndeshjet e tyre kundra skuadrës elbasanase Pepa duke vazhduar aty ku e kishin lënë në fundin e vitit 2017 por në pozita të kundërta.

Tomori U19 konsolidon pozitat në krye pasi mund skuadrën e Pepa U19. Majftojnë dy gola nga një për secilën pjesë. Është fillimisht Lirëza në fundin e pjesës së parë dhe Zoga në minutën e 76 që vendosin sfidën. Distanca ndaj Termit të vendit të dytë është 4 pikë dhe javën tjetër në sfidën direkte mund të vendos shumë për vazhdimësinë.

Ndërsa tërësisht në një krah të kundërt shkon skuadra Tomori U17 që ende nuk ka arritur fitoren e parë. Tomori humbet përballë privatëve të Pepës që udhëheqin grupin. Golat e Gjolenës dhe kambos që në fraksionin e parë vendosin sfidën./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re