Është mbyllur me vetëm tre lëvizje merkato e janarit për Tomorin. Në skuadër janë afruar dy futbollist, si Salvador Gjonaj ne mesfushëdhe Aldo Mitraj nësulm, të cilët kanë qënë në fushë edhe në ndeshjen hapëse të këtij viti. Për të dy futbollistët bëhet fjalë për një rikthim në Berat pasi edhe më herët kanë mbajtur veshur fanellën e Tomorit.
Të dy kanë dhënë kontributin e tyre në fitoren ndaj Turbinës madje sulmuesi Mitraj ka shënuar edhe golin e pare të këtij viti përTomorin. Ndërkohë ka patur edhe një lëvizje në dalje pas largimit të sulmuesit nigerian Çinoso Onuh drejt Besës në ditët e fundit të merkatos.
Këto lëvizje tregojnë se skuadra e drejtuar nga trajneri Gersi Arbri do të vazhdoj me të njëjtin grup për realizimin e objektivit sigurimi pesëshes së pare deri në fundin e fazes së dytë. Po ashtu duke u bazuar fort tek elementi vendas.
