Tomori ‘’mbytet’’ në Orikum dhe akuzon arbitrimin

471

 

 

Humbet sërish Tomori dhe komlikon pozitat për sigurimin evendit të pestë që do e mbantë në luftë për Superioren dhe do largonte rrezikunpër të zbritur një kategori më poshtë. Këtë herë përballë Oriku në një fushë qëngjasonte me një ‘’moçal’’ për shkak të shiut që ra gjatë ndeshjes. Në njëterren të rënduar por ashtu, si pretendojnë beratasit edhe me një arbitrimtendencioz në favor të skuadrës vendase.

Sipas beratasve në llogari mungojnë një penallti në favor të beratasve dhe dy kartonë të kuq për futbollistët e Orikut. Ndeshja ka qënë e balancuar dhe shumë  e rivalizuar or edhe terreni ka bërë të veten për ta bërë ndeshjen aspak të rrjedhshme.

Ndeshja është vendosur pas golit të shënuar nga futbollisti me eksperiencë Taulant Kuqi dhe tani Tomori zbret në vendin e tetë dhe ndaj Egnatias në shtëpi e ka detyrim fitoren për të mbajtur gjallë garën për pesëshen e parë./Berati.TV

Oriku 1-0 Tomori

Shënues: Kuqi 79’

Oriku: Halilaj, Capoj(Sadushi 90’), Kuçi, Kuqi, Nurçe, Qejvani, Çaushaj, Gjinaj, Dhrami, Gonzalez,  Kongjini.( të gatshëm: Muho, Bocaj, Hoxhaj, Livanaj, Skrapalliu, Xhelili)

Tomori: Kaloshi, Beci, Mujkiç, Paja, Shaqe(Dyca 81), Koleci, Gjonaj, Sharavolli, Drabo(Frajdej 33’), Mahmutaj, Ogbodike. Tr. B. Devolli(te gatshëm: Braçe, Mersini, Xherimeja, Kumani)

Kartonë të verdhë: Kuqi, Çaushaj, Kongjini, Kuçi/ Beci, Gjonaj

Gjyqtarë: E. Kaso, D. Agaraj (Tiranë), I. Hushi(F.Krujë)

Vëzgues: S. Qyrku (Sarandë)

Delegat: J. Bespalla(Durrës)

 

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME