22050356_10154946788402517_5316744631266397860_n

Tomori pëson humbjen e parë në këtë sezon të Kategorisë së Parë në ‘’shtëpi’’ kundra Shkumbinit. Pavarsisht humbjes Tomori e ka luajtur gati gjithë ndeshjen në sulm por nuk ia ka dalë të shënoj. Nëse nuk shënon do ta pësosh ky është ligji i pashkruar i futbollit dhe ky ‘’ligj’’ vlejti edhe në këtë sfidë.

Tomori e nisi ndeshjen në sulm por ata  që shënojnë janë miqtë nga Peqini me Hasanaj në minutën e 18’. Edhe pas golit Tomori ka vazhduar me lojën sulmuesit për të kërkuar golin por nuk e gjetën deri në fundin e pjesës së parë. Madje kjo histori vazhdoj edhe përgjatë fraksionit të dytë porn ë fund Tomori nuk e gjeti dot golin dhe ndeshja përfundojme fitoren e Shkumbinit që e kalon edhe në renditje.

Kështu beratasit kanë mbyllur edhe javën e tretë me të tre sfidat të zhvilluara në Kuçovë dy herë si pritës dhe një herë si mik. 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje dhe 4 pikë deri në këtë pikë të sezonit ndërkohë që ndeshja e radhës shtëpiake do të luhet në Berat pasi tapeti i ri artificial është duke u vendosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re